Telegrafi

Shtyhen edhe xhirimet e “Friends” për shkak të coronavirusit

(Foto: Getty Images/Guliver)

Xhirimi i episodit special të kult serialit “Friends” është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Edhe pse në javën e ardhshme ishte parashikuar të fillonin xhirimet e seralit, fansat do të duhet të presin më gjatë nga që ishte parashikuar.

Daily Mail bënë të ditur se si pasojë e përhapjes së COVID-19 në gjithë botën, ashtu si shumë projekte të tjera kinematografike, është dashur të shtyhen edhe skenat e “Friends”.

Xhirimet që do të bëhen në të njëjtën studioi ku janë xhiruar episodet origjinale të serialit komik, pritet të fillojnë në muajin maj nëse nuk zgjat më tepër pandemia e coronavirusit.

Lexo po ashtu Pas episodit special të “Friends”, producentët planifikojnë sezon të ri në vlerë prej 1.2 miliard eurosh

“The Matrix 4′”, “Fantastic Beasts”, “Avatar” e “Stranger Things”, janë vetëm disa nga realizimet filmike që janë shtyrë për shkak të COVID-19. /Telegrafi/