Në një nga zonat që vazhdon të mbajë interes të lartë në Prishtinë, në Velani, ofrohet për shitje një shtëpi me sipërfaqe 300m², e pajisur me fletë poseduese, e vendosur në Rrugën “Shaip Kamberi”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një ambient të hapur për jetesë. Ajo është e organizuar në bodrum, përdhes dhe dy kate, duke ofruar hapësirë të bollshme dhe fleksibilitet në përdorim.
Brenda saj përfshihen dy hapësira qëndrimi ditor, dy kuzhina, katër dhoma gjumi dhe katër banjo, ndërsa bodrumi prej 100m² shton mundësi shtesë për organizim sipas nevojave të familjes.
Ngrohja është e mundësuar në disa forma - energji elektrike, naftë dhe dru, duke ofruar fleksibilitet në përdorim gjatë sezonit të dimrit. Shtëpia gjithashtu disponon oborr të mirëmbajtur, hapësirë për vendparkim të jashtëm si dhe garazh.
Lagjja Velani njihet për pozicionin e saj në kodër, me pamje panoramike mbi qytet, gjelbërim dhe qetësi. Afërsia me qendrën e Prishtinës dhe qasja e shpejtë në rrugët kryesore e bëjnë këtë zonë një zgjedhje të përshtatshme për ata që kërkojnë jetesë të qetë, por të lidhur me qytetin.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 4 dhoma gjumi
- 4 banjo
- 3 Tarraca
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Perëndim, Jug, Lindje, Veri
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS, Naftë, Dru
- Garazh
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Leart Binaku
Emaili: leart.binaku@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë detaje:








Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend





















