Shtatë produkte bukurie të thjeshta që mund t’i bëni në kuzhinën tuaj

Të kujdesesh për pamjen tënde kërkon shumë punë dhe në të njëjtën kohë, mund të jetë goxha e kushtueshme
Një studim i kohëve të fundit tregoi se, gjatë një jete, gratë harxhojnë 225.360 dollarë për produkte dhe shërbime bukurie dhe burrat shpenzojnë 175,000 dollarë.
Këtu janë disa produkte natyrale që mund t’i bëni në shtëpi për të kursyer para dhe për t’u dukur të mahnitshme:
1. Zbardhues natyral i dhëmbëve
Soda e bukës ka një efekt të provuar të zbardhjes së dhëmbëve dhe ju mund ta bëni atë në shtëpi.
Do t’ju duhen:
▪ 1 lugë gjelle sodë buke
▪ Ujë
Thjesht përzieni sodën me ujë për të përftuar një masë. Pastaj aplikoni përzierjen në dhëmbë. Lëreni për 1-2 minuta dhe lajeni. Do të duhet ta përsërisni këtë çdo ditë për të parë rezultat.
2. Pastrues natyral i pikave të zeza
Soda e bukës është shumë e mirë për të thithur lëkurën e vdekur dhe bakteret dhe për të hequr pikat e zeza, kështu që patjetër duhet ta provoni këtë në shtëpi.
Do t’ju duhen:
▪ 1 lugë gjelle sodë buke
▪ Ujë
Përziejini përbërësit. Aplikojeni masën e përftuar në hundën tuaj dhe lëreni të thahet plotësisht. Lëreni për 10-15 minuta dhe më pas lajeni.
3. Dylli i bërë me sheqer në shtëpi
Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të hequr qafe qimet e padëshiruar në trupin tuaj dhe është shumë e thjeshtë për t’u bërë në shtëpi!
Do t’ju duhen:
▪ 2 gjysmë gota sheqer pluhur
▪ 1/2 filxhan lëng limoni
▪ 2 gota ujë
Përziejini të gjithë përbërësit dhe ngrohini për 8-10 minuta derisa përzierja të kthehet në ngjyrë gold. Pastaj lëreni të ftohet, do të bëhet ngjitës si dylli. Mbajeni në frigorifer dhe merreni kur të jeni gati për ta përdorur. Përhapeni dyllin duke përdorur majat e gishtave dhe tërhiqeni butësisht në drejtim të rritjes së qimeve.
4. Balsami i buzëve i bërë në shtëpi
Do t’ju duhen:
▪ 2 lugë xhelatinë me mjedër
▪ 2 lugë vaj kokosi
▪ 3-4 pika vaj esencial limoni
Ngrohni vajin e arrës së kokosit në mikrovalë për 20 sekonda, pastaj shtoni miksin e xhelatinës me mjedër dhe i përzieni së bashku. Lëreni përzierjen përsëri në mikrovalë derisa xhelatina të shkrihet, pastaj shtoni vajin esencial të limonit dhe përziejeni atë. Mbajeni në frigorifer derisa të ngurtësohet.
5. Skrab i freskët i bërë në shtëpi
Siç mund ta dini, kastravecët janë plot me antioksidantë dhe kanë një efekt të mirë qetësues në lëkurë. Së bashku me aromën e freskët të mentës, krijohet një pastrues i shkëlqyeshëm për trupin, të cilin mund ta bëni në shtëpi.
Do t’ju duhen:
▪ 1/4 kastravec
▪ 3/4 filxhan sheqer të bardhë
▪ 2 lugë vaj kokosi
▪ 8-10 pika vaj esencial mente
Grijeni kastravecin në një rende të imët, shtoni sheqerin dhe vajin e kokosit dhe i përziejini së bashku në një mikser. Shtoni vajin e mentës, ruajeni përzierjen në një enë dhe vendoseni në frigorifer.
6. Pastrues natyral i grimit
E vetmja gjë që ju duhet vaji i kokosit! Thjesht aplikojeni butësisht në fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta para se ta shpëlani.
Do të pastrojë dhe hidratojë lëkurën tuaj si asgjë tjetër dhe nuk do ta bëjë të si pastruesit e tjerë të blerë nga dyqani.
7. Parfum natyral i bërë në shtëpi
Pse të mos përpiqeni të bëni parfumin tuaj absolutisht natyral në shtëpi? Sidomos kur është kaq e thjeshtë dhe do të zgjasë vetëm disa minuta!
Do t’ju duhen:
▪ 10-12 pika vaj esencial (trëndafil, livandë, etj.)
▪ vaj kastori (jojoba, bajame)
Një shishe me spërkatës
Thjesht përzieni të gjithë përbërësit dhe vendoseni përzierjen në një shishe me spërkatës. Përdoreni sa herë që keni nevojë për pak aromë të gjatë. /Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Pastroni mikrovalën tuaj me një përbërës natyral befasues

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa