Shqiponja, vend ku u shpallë liria

Lideri i AAK-së, dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se janë momente prekëse dhe dhimbjeje por edhe momente të mira për ato që i presin në jetë.
“Në rrugëtim e sipër gjatë luftës janë vrarë njerëz që kanë pasur emër, komandantë të zotë. Po të hyjmë e t’i përmendim duhet kohë e gjatë por të gjithë i mbajmë mend dhe i njofim. Kush e ka arritur i pari lirinë në rast se duam të vlerësojmë, se këtu me 17 maj u shpallë liria e Kosovës, në njëfarë mënyre u mirënjoftë. Me së lehti na be të themi se lirinë të parët e kanë arritur dëshmorët, sepse janë flijuar, por të gjithë ne e vazhdojmë këtë rrugë të lirisë”, tha Haradinaj.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, theksoi se 15 vite me parë, ky fshat i mobilizimit, rekrutimit dhe i qëndresës kishte përse të festonte, sepse pranverën e lirisë e ndjeu e para.
Kusari-Lila, tha se këmbëngulësia dhe sakrifica e gjithsecilit ushtarë të UÇK-së në atë hapësirë liridashëse që i kishin dhënë vetës, ishte arma më e fortë se armatimi modern i pushtuesit.
“Në këtë vend dhe nga ky vend binte kushtrimi për lirinë që po përhapej anë e kënd Kosovës dhe trojeve shqiptare. Kjo hapësirë e Dushkajës, ishte shndërruar në një kullë të qëndresës, ishte shndërruar në motiv, në kurajo dhe në trimëri. Këtu ishin shkreptimat e para të pushkëve të lirisë. E pikërisht këtu ishin edhe shkreptimat e fundit të luftës çlirimtare përball një agresori superior ndaj nesh dhe këtu u shkrepen pushkët e para të jehonës se liria në Kosovë erdhi”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila tha se çdo fjalë është e pakët për dëshmorët dhe të rënët e këtij fshati, sepse ata dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi.
Në këtë manifestim kanë folur edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, të cilët vlerësuar se amaneti i dëshmorëve duhet të përmbushet. /Telegrafi/
















































