Site icon Telegrafi

Shqipëria renditet në vendin e 22-të në ‘Eurovision’

Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023.

Ajo ka mbledhur plot 583 pikë duke arritur ta fitojë kështu edhe këtë edicion.

Në vend të dytë u rendit Finlanda, në vend të tretë Izraeli, në vend të katërt Italia si dhe në vend të pestë Norvegjia.

Shqipëria ndërkohë mblodhi gjithsej 76 vota, gjersa u rendit në vendin e 22-të.

Lexo po ashtu Suedia fiton 'Eurovision 2023'

Kënga “Duje” e Albinës dhe familjes Kelmendi pavarësisht që u prit mirë, nuk mblodhi vota ashtu siç pritej.

Foto: YouTube

Edhe ky kompeticion muzikor u shoqërua me emocione të forta, performanca të mrekullueshme si dhe me shumë surpriza.

Theksojmë dhe një herë që Eurovisioni i këtij viti u mbajt në Liverpool të Anglisë.

 

Ngjarja u prezantua nga: Alesha Dixon, Hannah Waddingham, këngëtarja ukrainase, Julia Sanina dhe Graham Norton. /Telegrafi/

 

Exit mobile version