Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Presidentja Jahjaga gjithashtu vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dy vendeve, që kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat, bashkëpunim ky që duhet të intensifikohet edhe më tej.


Ndërkaq, ambasadori Islam Lauka përgëzoi presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re, duke i përcjellë edhe urimet e Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe duke shprehur bindjen se presidentja e re e Kosovës do ta kryejë me shumë sukses këtë detyrë. /Telegrafi/