LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria Etnike më 2022 (Hartë)

Shqipëria Etnike më 2022 (Hartë)

Artisti bullgar Yanko Tsvetkov para katër vjetësh kishte nisur krijimin e hartave satirike gjeopolitike të Evropës.

Këtë e kishte nisur për t’ua sqaruar shokëve të tij të huaj situatën aktuale të Evropës, por edhe për të parashikuar të ardhmen e saj.

Në tri harta të ndryshme, ai e ka përshkruar stilin e modës, dashurinë në Evropë dhe ka parashikuar se si do të jetë harta e kontinentit të vjetër në vitin 2022.

Ai ka parashikuar se Shqipëria Etnike do të bëhet në vitin 2022, kur në Evropë do të ketë ndryshime të mëdha, transmeton Koha.net


Në këtë vit Gjermania, Franca, një pjesë e madhe e Italisë, Austria do të bëhen bashkë në një shtet të quajtur “Merkelich”, duke aluduar në Angela Merkelin.

Në këtë hartë satirike ai ka parashikuar ndarjen e Spanjës dhe Greqinë si pronë të Kinës. Serbia në këtë hartë është e bashkuar me Bosnjën e Hercegovinën.