Në ceremoninë që u mbajt këtë mbrëmje për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falenderoi të gjithë diplomatët dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilët i konsideroi kontribues në këtë arritje historike.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe rëndësinë që ka pozicioni i Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është jo thjesht një sukses i madh, më i madhi për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare, por edhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe për tjerët, sidomos për rajonin tonë. Në vendimin e 11 qershorit në asamblenë e përgjithshme domethënia më e madhe ishte marrja e besimit nga 175 vende”, tha Rama.
“Kjo e Shqipërisë është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë. Pas kryesimit të OSBE, ku lamë një përshtypje të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB rikonfirmon një standard besueshmërie dhe maturie për Shqipërinë”, u shpreh ai.
Më tej kryeministri Rama prezantoi programin e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, duke shpjeguar se barazia gjinore, sfidat në mbrojtjen e mjedisit, lufta kundër diskriminimit vijojnë të jenë prioritete.
“Shqipëria është një vend i renditur në 10 vendet e para në botë, në klasifikimin e OKB, sa i përket barazisë gjinore në qeveri, por jo vetëm. Edhe në nivelet e mëposhtme, Shqipëria ka treguar se besimin te gratë dhe vajzat dhe guximin për t’i përfshirë ato në vendimmarrje i ka gjallë. Jemi të bindur, që nuk jemi vetëm, përkundrazi, jemi me të tjerë që kanë udhëhequr me forcën e shembullit, që gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë”, deklaroi më tej Rama.
Rama tha se, “i bashkohemi plotësisht të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Shqipëria, e ka bërë prezente në forumet e OKB, se do të angazhohet me të tjerët, për të siguruar një lidhje të pandashme mes klimës dhe sigurisë si një koncept më i gjerë. Kjo është një angazhim i madh solem, global, e këtu s’kemi rol tjetër për të luajtur se vetëm të jemi në mbështetje të kësaj nisme”./ATSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit