LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me 10.5 për qind të popullsisë së imunizuar nga COVID-19

Shqipëria me 10.5 për qind të popullsisë së imunizuar nga COVID-19

Me ardhjen e mbi 40 mijë dozave së AstraZeneca si pjesë e programit të COVAX, shkon në 900 mijë numri total i vaksinave kundër COVID-19 në Shqipëri. Këto vaksina po përdoren për imunizimin e qytetarëve mbi 60 vjeç dhe të disa kategorive që klasifikohen si më të rrezikuara për shkak të profesionit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, grupmosha e personave mbi 60 vjeç në përbën rreth 23 për qind të popullsisë në total, sepse janë rreth 620 mijë persona që janë mbi këtë moshe. Për imunizimin e plotë të tyre do të duhen 1,240,000 doza.

Prej fillimit të fushatës masive janë kryer mbi 785 mijë vaksinime ndaj Covid-19. Prej tyre rreth 295 qytetarë janë imunizuar plotësisht pasi kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Pra deri më tani në vendin tonë janë imunizuar rreth 10.5 për qind e popullsisë


Në vendin Shqipëri kanë ardhur në total 899,550 vaksina kundër COVID-19. 560 mijë prej tyre janë Sinovac, ndërsa pjesa tjetër janë AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik V.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë çdo javë në vend do të vijnë vaksina, në bazë të kontratës që Qeveria ka me kompaninë Pfizer, por edhe në bazë të kontratës me Bashkimin Evropian.

Pjesë e procesit të vaksinimit veç bluzave të bardha të cilat i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave janë përfshirë edhe disa profesione që janë më të rrezikuara, si arsimtarët, pedagogët, forcat e policisë, punonjësit e medias. Kategoritë e fundit që kanë nisur të vaksinohen janë punonjësit e sektorit të turizmit, fasonerisë dhe sektori i transportit publik.

Vetëm për të sëmurët kronikë me tre diagnoza dhe ata me sëmundje të rënda, mosha është ulur nën 60 vjeç. Ritmi i vaksinimit gjatë 24 orëve ka rënë, në krahasim me muajin prill kur bëheshin mbi 10 mijë injektime në ditë, në javët e fundit raportohen mesatarisht 4 mijë injektime. /Klan TV/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori