Banka e Shqipërisë pritet të emetojë sot 10 milionë euro bono thesari, një fenomen i rrallë ky, i kryer vetëm në rastet kur vërehet mungesë likuiditeti në lekë në sistemin bankar. Bonot e thesarit emetohen gjithmonë në lekë, por gjatë dy viteve të fundit janë shënuar disa raste të emetimit të bonove në euro, ku qeveria pranon një interes më të lartë real si dhe ekspozohet ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.
Në qershor 2010, qeveria zhvilloi një ankand të konsideruar nga Ministria e Financave si “i jashtëzakonshëm”, ku u emetuan 25 milionë euro bono me afat nëntëmujor përkundrejt interesit mesatar të ponderuar prej 6.05 për qind.
Në atë kohë, qeveria nuk i kishte emetuar ende eurobondet, të cilat tani mund të shërbejnë si një çmim referencë për bonot në euro. Në mars të këtij viti, Ministria e Financave emetoi 17.5 milionë euro bono 9-mujore në euro përkundrejt interesit mesatar prej 6.39 për qind, ndërsa sot pritet të emetohen 10 milionë euro të tjera, shkruan Shqip.
Kursi i këmbimit duket se nuk krijon probleme për qeverinë në rastin e emetimit të bonove në euro, për shkak se pavarësisht se të ardhurat e buxhetit janë në lekë, 70 për qind e tyre arkëtohen në dogana për mallrat e importuara. Rrjedhimisht, dobësimi i lekut kundrejt euros, nga njëra anë rrit koston e bonove në euro dhe nga ana tjetër rrit të ardhurat e qeverisë në dogana.
Bankat që prej disa vitesh kanë akumuluar më shumë depozita në valutë të huaj se sa në lekë, ndërsa edhe kapitali i tyre aksioner është paguar në euro. Interesat e bondeve sovrane në euro të emetuara nga Shqipëria vitin e kaluar kanë arritur në mbi 11 për qind në tregun ndërkombëtar gjatë javëve të fundit, duke e mbyllur efektivisht mundësinë e huamarrjes së re ose diversifikimit të kohës së emetimit të bondeve përmes operacioneve të blerjes dhe riemetimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri