LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, nesër afati i fundit për regjistrimin e opozitës në KQZ

Shqipëri, nesër afati i fundit për regjistrimin e opozitës në KQZ

Koalicioni opozitar do të quhet “Shqipëria fiton” dhe do të regjistrohet në KQZ nesër.

25 shkurti është edhe afati i fundit që koalicionet parazgjedhore të regjistrohen në KQZ.

Koalicioni me numrin më të madh të partive në këto zgjedhje pritet të jetë ai i udhëhequr nga Partia Demokratike. Por kur na ndajnë afro 24 orë nga përfundimi i këtij afati, Basha ende nuk i ka përmbyllur marrëveshjet me të gjithë aleatët e tij.


Mbetet ende për t’u zyrtarizuar marrëdhënia që PD do të ketë me Partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, raporton euronews.al.

Gjatë këtyre ditëve në selinë blu janë zhvilluar takime të shumta mes PD-së dhe aleatëve të saj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare me këto dy parti për numrin e kandidatëve që do të kenë në listë.

Ndërkohë, Lulzim Basha e ka arritur dakordësinë me Agron Dukën e Partisë Agrare, i cili do të jetë në listën e Durrësit, Dashamir Shehin që do të jetë në listën e Tiranës dhe Nard Ndokën që do të kandidojë në Shkodër.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori