LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: 221 milionë euro fitim nga turizmi për tre muaj

Shqipëri: 221 milionë euro fitim nga turizmi për tre muaj

Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Për herë të parë këto dy vite turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë.

Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigrantëve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet të drejtpërdrejta, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi.

Për tremujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 221 milionë euro, por në muaj në vazhdim shifrat do të shumëfishohet për shkak se sezoni turistik po arrin ne kulimin e tij. Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjekë një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike.

Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë ne zonat turistike ka shume pak shanse për tu ofruar investitorëve serioze.


Por gjatë periudhës janar-mars të këtij viti prej hyrjeve- daljeve nga Shqipëria për qëllime turizmi, janë fituar vetëm 7 milionë euro, pasi nga 221 milionë eurot që kanë hyrë në ekonominë vendase, 214 milionë euro janë harxhuar nga shqiptarët në udhëtimet jashtë vendit ose 21 përqind më shumë se një vit më parë.

Në listën e vendeve që premtojnë rritje në sektorin e turizmit në dhjetë vitet e ardhshme, hartuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve, Shqipëria ndodhet në 10 vendet e para. (Koha Jonë)