Site icon Telegrafi

‘Shpresoj ta kem bërë nënën krenare’ – Rita Ora përfshihet në gatim

(Foto: Facebook/Erion Veliaj)

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Rita Ora është përfshirë në aktivitete të shumta. Gjatë të hënës, ajo e ka vizatuar “Shtëpinë e Ngjyrave” në kryeqytetin e Shqipërisë, e cila ofron shërbime për fëmijët dhe familjet në nevojë.

“Me Rita Orën te ‘Shtëpia e Ngjyrave’! U jam shumë mirënjohës të gjithëve atyre që punojnë me fëmijët dhe familjet në nevojë, që u shërbejnë çdo ditë me përkushtim”.

“Më vjen mirë që Rita ishte sot këtu, si Ambasadore e UNICEF-it, për të inkurajuar çdo punonjës social dhe punën e mirë që bëjnë qendrat tona sociale. Faleminderit!”, ka shkruar kryetari i Tiranës krahas videos së publikuar në Facebook.

Me këtë rast, këngëtarja me famë botërore është shprehur e nderuar për praninë e saj dhe kohën e kaluar me fëmijët, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitetin “Muri i ngjyrave dhe dritës”, ku së bashku me fëmijët dhe pjesëmarrësit tjerë lanë gjurmët e duarve dhe firmat e tyre në një mur të bardhë, në mbështetje të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe punës së detyrueshme te fëmijët.

Lexo po ashtu Rita Ora: Duam ta vëmë në dukje afërsinë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Njëherësh, Rita ka provuar edhe të përgatitë pite, ndërsa në një postim në Instagram ka shkruar: “Shpresoj ta kem bërë krenare nënën time me këtë”. /Telegrafi/

 

(Foto: Facebook/Erion Veliaj)
Exit mobile version