“O vendi ynë, shumë të duam ty…”, ishin këto fjalët që shumë herë u dëgjuan gjeneratë pas gjenerate, nga stërgjyshërit e deri tek gjyshërit e edhe prindërit tanë.
Atdhedashuria ishte e pashoqe tek ne, si shqiptarë. Shpresa se një ditë do bëhej më mirë, se një ditë kur të vijë liria të rinjtë e këtij vendi do të shkollohen lirshëm, do të kenë një punë, do të jetojnë dinjitetshëm me mundësi të krijojnë një familje – që është e drejtë e ëndërr e shenjtë e çdo njeriu në univers – na mbajti gjallë me vite e me shekuj nën okupim.
E sot, në vitin 2015, një dekadë e gjysmë pas luftës së fundit, cila është shpresa që duhet të na mbajë gjallë? Apo thënë ndryshe: ku mbeti ajo shpresë që kishim? Kush janë ata që shkatërruan shpresën duke mbjellë varfërinë në vend të saj? Kush janë ata që po e ushqejnë rininë dhe qytetarët me bukën e gatuar me brumë të së keqes? Kush janë ata që rrënuan ëndrrën e një popullate të tërë? Kush janë ata, apo ç’janë ata që nuk po solidarizohen me qytetaret e përvuajtur? Pse këta njerëz që e sollën Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme asnjëherë nuk e pyesin veten pse po ikën rinia nëpër vende të Evropës? Pse po shkojnë bijtë e Kosovës për të luftuar në një vend të huaj, të quajtur Siri, vend ky që bijtë tanë po i frymëzon më ideologjitë më të errëta, po i bënë kundërshtarë të vetvetes, të familjes, të kombit, të botës demokratike…!?
Shkaku i të gjitha këtyre gjërave që po ndodhin në vendin tonë, qytetarët më nuk besojnë as në Qeveri, as në protesta, as në drejtësi, as në Republikën që nuk u jep bukë. Ky pasivitet i qytetarëve Kosovën e ka sjellë në buzë të kolapsit. Nëse kthehemi në të kaluarën: kur Kleopatra nuk u jepte miell për bukë qytetarëve e saj, e gjuanin me gurë; e kur u jepte bukë, e donin. Ndërsa, pushtetarët tanë jo që nuk po na japin miell për bukë, por çdo ditë po mundohen që edhe kafshatën e gojës të na e marrin. Jeta po shkon, e qytetarët nuk mund të ta përballojnë këtë ferr.
Qeveria jonë para se t’i gjykojë ata që po ikin, para se t’u kërkojë atyre të qëndrojnë, duhet të fillojë hapat e një rilindjeje të një shpresë të re, të solidarizohet me ta, sepse edhe ata që po ikin janë bijtë/ e bijat e këtij vendi.
Për t’i kthyer shpresën këtij populli të përvuajtur duhet bërë një hap të vërtet drejtë një ekonomie të shëndoshë, një ekonomie që fillon të krijojë punësim për të gjithë këtë rini që u arsimua me shumë sakrifica e që sot me një diplomë universitare në dorë gjendet para një realiteti me dyer të mbyllura.
Nëse kaq shumë vite nuk arritët të merrnit një hap drejtë krijimit të një jete për të gjithë ata prindër dhe për këtë rini të shëndoshë që për çdo shoqëri të civilizuar do të ishte motor zhvillimi ekonomik (ndërkohë që ju për gjatë gjithë këtyre viteve këto resurse njerëzore i përbuzët), e nëse prapë nuk po ndërmerrni asgjë në këtë drejtim, cila do të jetë arsyeja që do t’ju jep kurajë të dilni para tyre e t’ju thoni: mos ikin? A mos vallë mendoni t’u thoni të ëndërrojnë akoma? Të shpresojnë që një ditë, si për çudi, si nëpër përralla… do të behët më mirë? Apo do t’ju thoni të jetojnë me ideale?
A e pyesni veten së pari se sot s’jemi të okupuar, se sot s’jemi në gjendje lufte që populli ynë të shpresojë e të ëndërrojë se me lirinë do të vijë gjithçka e mirë!?
Nëse as edhe këtë reflektim nuk arrini ta bëni në veten tuaj, pse nuk ikni nga pushteti të cilin me pazare e fituat? Pse nuk pranoni paaftësinë tuaj? Pse nuk ua hapni rrugën atyre që dinë e duan të punojnë në të mirën e këtij vendi, në të mirën e qytetarit të këtij vendi, e t’i jepet fund eksodit dhe lajmeve të errëta se si shqiptari vdes i ngrirë apo se si qëndron në kampet e Hungarisë në përpjekje për një jetë më të mirë që Qeveria e vendit të tij ia mohojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?