Është gjithmonë më motivuese kur sheh një individ që ka arritur të humbë shumë peshë. Megjithatë, një sukses i tillë nuk mund të arrihet brenda natës. Duhen shumë sakrifica për të arritur qëllimin.
Megjithatë, duke ndryshuar gradualisht shprehitë, është e mundur të shihen rezultate edhe pas vetëm një muaji. Nëse doni të humbni kilogramë, gjëja më e rëndësishme është të filloni të ndryshoni shprehitë tuaja të të ngrënit. Mënyra më e mirë është të ndryshoni zakonet tuaja gradualisht, në mënyrë që trupi juaj të përshtatet më lehtë.
Nutricionistja Lisa Young ka ndarë katër këshilla efektive të ushqyerjes nëse duam të humbim peshë dhe të fitojmë shprehi për një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Hani shumë perime
Konsumimi i perimeve krijon ndjenjën e ngopjes dhe në të njëjtën kohë, ato janë ushqime që kanë një përmbajtje të ulët të kalorive. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra që ndihmojnë në humbjen e peshës, si dhe përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për trupin e njeriut.
Ndonjëherë nuk mjafton vetëm të ushqehemi shëndetshëm. Vendosja e një deficiti kalorik është në fakt segmenti më i rëndësishëm në humbjen e peshës, sepse shumë ushqime të shëndetshme, si arrat, mund të kenë vlerë të lartë kalorike. Megjithatë, Young thekson se nuk duhet ta reduktoni në mënyrë drastike marrjen e kalorive, por të bëni aktivitet fizik shtesë për të djegur një numër të caktuar kalorish.
Zgjidhni proteina joyndyrore në vaktet tuaja
Trupi ynë ka nevojë për proteina çdo ditë, sepse ato ndihmojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e masës muskulore. Megjithatë, për humbje peshe, duhet t’i zgjidhni proteinat me përqindje më të ulët yndyre, siç është peshku.
Shkurtoni karbohidratet
Konsumimi më i ulët i karbohidrateve ndihmon në humbjen e peshës, sepse është një burim energjie dhe kur nuk është i disponueshëm, trupi përdor yndyrën e ruajtur, gjë që çon në humbjen e yndyrës. Përveç kësaj, një marrje më e ulët e karbohidrateve rrit ndjenjën e ngopjes duke reduktuar urinë dhe dëshirën për ushqime jo të shëndetshme. /Telegrafi/