LAJMI I FUNDIT:

Shpirtrat në shishe shiten në ankand 1.500 euro

Shpirtrat në shishe shiten në ankand 1.500 euro

Dy shpirtra në shishe janë shitur nëpërmjet ankandit në internet për 2.800 dollarë të Zelandës së Re (rreth 1.500 euro) shkruan të martën gazeta londineze “Telegraph”.

Shpirtrat, të mbyllur në dy shishe qelqi, i nxori në shitje Avie Woodbury nga Christchurch, në Ishullin Jugor të Zelandës së Re.

Ajo sqaroi se shpirtrat janë kapur gjatë kohës së ekzorcizmit në shtëpinë e saj, dhe se shishet pas kësaj janë mbushur me ujë të shenjtë për ta “dobësuar pak fuqinë e shpirtrave”.

Në shishe gjendet shpirti i një burri plak i cili jetoi në shtëpi gjatë viteve 20-të të shekullit
të kaluark dhe një shpirt i trazuar i një vajze e cila u paraqit gjatë seancës së ftesës së shpirtrave.


Ankandi i pazakontë tërhoqi vëmendjen e rreth 200.000 kureshtarëve, disa prej të cilëve kanë lënë edhe komentet e tyre qesharak si ky: “Edhe unë në shtëpinë time i kam dy shpirtra në shishe. Mendoj se quhen Jim Beam dhe Johnnie Walker”. /Telegrafi/