Shpëtohet ariu i mbyllur në veturë (Video)

Në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, dy policë ia kanë dalë ta lirojnë një ari që ishte futur brenda një veture.
Nuk dihet si ka hyrë kjo kafshë e vogël në bagazh, e më pas e ka mbyllur derën, transmeton Telegrafi.
Annie Bruescker ka dashur të shkojë në punë, kur ka vërejtur diçka të pazakontë që lëvizte brenda.
Ajo e ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë, në mënyrë që të nxjerrë ariun mjaftë të ri në moshë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet kafsha që mundohet të del nga vetura teksa ndihmohet nga policët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































