Mbi 200 persona janë lënduar në një shpërthim në një pompë derivatesh në Nagorno- Karabakh, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme locale.
Gjithashtu është thënë se shumica e të lënduarve janë në gjendje të rëndë dhe se duhet të transportohet në vende tjera me helikopterë e aeroplanë, pasi që Karabakhu nuk mund t’ua ofrojë trajtimin adekuat të gjithëve, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e atjeshme siç raporton Reuters, kanë bërë të ditur se nga shpërthimi ka të vdekur dhe të lënduar.
Megjithatë deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë numër të saktë të viktimave, raporton France Press.
Kujtojmë që në këtë vend javën e kaluar u arrit armëpushimi, pas luftimeve të ashpra mes armenëve dhe azerëve. /Telegrafi/
In Nagorno-Karabakh, an explosion occurred at a gas storage facility near the highway
The number of dead and injured has already exceeded 200 people. pic.twitter.com/UdxTDN6QdX
— NEXTA (@nexta_tv) September 25, 2023