Vendimi është marrë në kongresin e partisë në Kiev.

Dokumentet e themelimit, vulat dhe flamujt do t’i dorëzohen Muzeut të Revolucionit të Portokalltë. Yushchenko është ftuar në kongres, por nuk ka marrë pjesë, transmeton REL.


“Ukraina jonë” fitoi vetëm një për qind të votave parlamentare në muajin tetor, duke dështuar të arrijë pragun prej pesë për qind që mundëson hyrjen në Parlament. /Telegrafi/