Site icon Telegrafi

Shpenzimet marramendëse në tregun e transferimeve të Mourinhos gjatë viteve

Asnjëherë në karrierën e tij Jose Mourinho nuk ka pasur frikë për të guxuar në blerjen e lojtarëve me çmime të çmendura, ndoshta sepse nuk prekej llogaria e tij bankare, apo ndoshta sepse dëshira për të fituar me çdo kusht bënte t’i imponohej çdo presidenti të mundshëm.

Lëvizja e fundit teknikut portugez me 100 milionë funte për rikthimin e Paul Pogba te Manchester Unitedi, e ka rivendosur Moun në reflektorët e analizave financiare.

Lexo po ashtu Nga Sullivan te Shevchenko: Formacioni i dobët i Chelseat me blerjet në epokën e Roman Abramovich (Foto)

Në total, në një përllogaritje të mediave britanike, Mourinho ka shpenzuar 850 milionë funte për blerjen e lojtarëve të rinj, që kur zbarkoi te Chelsea, 11 vjet më parë dhe nisi të trazonte merkaton nën ritmin e parave të Roman Abramovic. Këtë verë, Djajtë e Kuq kanë dominuar tregun kontinental me Erik Baili, Henrik Mkhitarian dhe Zlatan Ibrahimovic, ky i fundit me kosto zero. Historia tregon se më parë portugezi arrinte përmes presioneve të jashtëzakonshme që të bindte presidentët në sakrifica financiare, transmeton TCH.

Mourinho zbarkoi në Angli në vitin 2004 i armatosur me bllokun e çeqeve të Abramovic dhe në sezonin e parë, sakrifikoi 81.2 milionë funte të Blutë. Kjo u pasua nga të tjera shpenzime për tre vitet e ardhshme me një kosto 219 milionë deri në shkarkimin e parë.

Lexo po ashtu Të gjithë sytë nga Mou në stërvitje, ndërsa Ibra? (Foto)

Te Interi, Mourinho e ndjeu veten të varfër, por sërish e kaloi kufirin 100 milionësh, diçka që u duk pak te Reali Madridit më vonë deri në rikthimin te Chelsea. Willian, Ces Fabregas, dhe Diego Costa ishin të gjitha operacione të financuara pjesërisht nga largimet, por Mourinho imponoi zgjedhjet e tij dhe faktet tregojnë se sollën tituj.

Kjo verë ka shënuar nivele të reja në barometrin e Mourinhos në merkaton evropiane, e me këtë ritëm, me të gjitha gjasat ai do të kalojë kufirin e një miliardë paund të shpenzuar në karrierën e trajnerit.

Exit mobile version