Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “S’mundesh ti pa mu” në bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin po ashtu të njohur, Nertil Morina – Nurteel.

“Smundesh ti pa mu” titullohet kënga e re e Shpat Kasapit. Me një tekst interesant që besohet se është edhe dedikim kundër ish të fejuarës, Afërdita Dreshaj, ai sjell një risi në treg.

“Krejt t’kom thon, që ki me i pagu, sille kah ta sillsh, s’mundesh ti pa mu (sic.)”, është një pjesë e tekstit që e këndon Shpati e që aludon pikërisht në ish të ferjuarën e tij.


Nga ana tjetër kënga vazhdohet nga Nurteel, producenti që tashmë është shndërruar edhe në këngëtar. Pasi krijoi disa prej hiteve të Bleros, Afërdita Dreshajt dhe disa këngëtarë të tjerë, ai duket se edhe vet ka vendosur t’i kontribojë skenës.

Kjo këngë është punuar në muzikë dhe tekst të vet Nurteel, i cili është edhe bashkpronar i produksionit Massive, teksa e që edhe ka realizuar videoklipin e thjeshtë të kësaj kënge, rrugëve të kryeqytetit të Kosovës.

Nurteel gjatë verës së kaluar punoi edhe një prej hiteve “Shumë o ka ma Don” të kënduar nga Dhurata Ahmetaj dhe Blero.

Kurse Shpat Kasapi pasi besohet të ketë tejkaluar romancën me ish të fejuarën, Afërdita Dreshaj, tash ka gjetur edhe të dashur të re, kurse kënga godet pikërisht ish të fejuarën, e cila po ashtu nuk ka qëndruar indiferente dhe doli publikisht me një të dashur të ri. /Telegrafi/