Kalimtari që po ecte nëpër një rrugë të Londrës do ta pësonte keq, sikur një motoçiklist mos të njoftohej prej shoferit të autobusit, se mund t’i del dikush përpara.
Ai uli shpejtësinë kur pa paralajmërimin dhe shmangu aksidentin e mundshëm, para se të përshëndetej miqësisht me shoferin e autobusit, transmeton Telegrafi.
“Kryeqyeti anglez ka gjithmonë trafik të ngjeshur, andaj duhet të punojmë bashkë që të lehtësojmë qarkullimin”, ka shkruar një komentues.
Videoja e shpërndarë në internet, ka grumbulluar deri më tani, shumë reagime pozitive prej shikuesve. /Telegrafi/
https://youtu.be/VIV8KZa62hA