LAJMI I FUNDIT:

Shkurorëzim përmes SMS-it

Shkurorëzim përmes SMS-it

Shumë çifte bashkëshortore ndahen për shkak të problemeve në komunikim. Edhe Wang Hong dhe Zhang Hai, një çift shurdhmemecësh nga Kina, kanë pasur të njëjtin problem, mirëpo më së vështiri e kanë pasur t’i sqarojnë gjykatëses pse po shkurorëzoheshin.

Ata ishin martuar para katër vitesh, mirëpo Hai kishte kërkuar shkurorëzim nga burri i saj për shkak të, “dallimeve të theksuara në karakter”.

Megjithatë, ai nuk dëshironte të pranonte shkurorëzimin për shkakun se kjo ishte martesa e dytë si për njërin ashtu edhe tjetrin, e vështirësitë janë normale kur merren parasysh nevojat e tyre të veçanta.

“Ne, me nevoja të veçanta, e kemi vështirë të gjejmë partnerin e duhur dhe të kurorëzohemi, andaj dua që të punoj në riparimin e lidhjes sonë”, kishte thënë Hong në gjuhën e shenjave.


Gjykatësja kishte tentuar të arrinte kompromis në mes tyre, mirëpo haste në problem komunikimi, duke mos e njohur gjuhën e shenjave.

”Në fund u kujtuam të përdorim telefonin celular. Kjo ishte mënyra e vetme për tu mirëkuptuar në mes veti”, tha gjykatësja Xue Lixin.

Pasi kishin këmbyer rreth 200 mesazhe (SMS) ata kishin arritur një marrëveshje. Ajo mbeti pranë kërkesës së saj për shkurorëzim, dhe tani ish-bashkëshorti u desh të pranoj këtë vendim.

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

Interesante
Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Interesante
Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Fun
Kalo në kategori