LAJMI I FUNDIT:

​Shkon mbi 12 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, të shëruar 7,929  

​Shkon mbi 12 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, të shëruar 7,929  
Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.006  raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të.


Zemaj tha se të gjithë mund të testohen për coronavirus, sepse tani ka lejuar që këtë shërbim ta japin edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Gjithë qytetaret mund ta bëjnë testin serologjik në bazë të kushteve dhe kompetencave që i janë dhënë qendrave kryesore familjare. Kriteret për testim janë shkencore, pra ato që i japin profesionistët shëndetësor”, deklaroi Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori