Shkollat në të gjithë Evropën po rihapen ndërsa qeveritë insistojnë që nxënësit të kthehen në klasa pas metodave ‘online’ të cilat u zbatuan për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Ndërkohë, vendet po implementojnë qasje të ndryshme për të minimizuar përhapjen e virusit nëpër objektet shkollore.
Britania e Madhe
Shkollat fillore u rihapën në Angli më 1 qershor, duke filluar me grupe disa vjeçare. Nxënësit e shkollës së mesme të moshës 15 deri në 18 vjeç u kthyen më 15 qershor. Të gjithë nxënësit u kthyen në kohë për të filluar procesin e ri mësimor këtë javë.
Një sondazh i fundit i shkollave kryesisht angleze tregon se 96 për qind e shkollave po i ndajnë klasat në grupe të vogla, ndërsa secili grup do të zbatojë distancimin social nga grupet e tjera për të minimizuar rrezikun e infektimit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Franca
Shkollat janë rihapur më 1 shtator.
Nxënësit mbi 11 vjeç janë të obliguar të pajisen me maska në çdo kohë, përfshirë edhe brenda. Shkollat duhet të kufizojnë përzierjen e grupeve të klasave, si dhe të ajrosin e të dezinfektojnë objektet.
Frekuentimi në shkolla është i detyrueshëm në Francë, megjithëse mund të ketë rritje të infeksioneve lokale të coronavirusit, kështu autoritetet mund ta pezullojnë mësimin në objekte shkollore për disa ditë ose javë. Në rast të ndonjë shpërthimi të madh rajonal, shkollat mund të mbyllen përkohësisht.
Në kopshtin e fëmijëve, nxënësit brenda të njëjtit grup nuk kanë nevojë të respektojnë distancën. Ndërkohë, shkollat fillore mund të ndajnë klasat në grupe me nga 8 deri në 15 nxënës të cilët qëndrojnë për gjysmë dite në klasë dhe në pjesën tjetër të ditës në shtëpi. Në shkollat e mesme, të gjithë nxënësit duhet të ndjekin orët në objekte të paktën disa ditë në javë.
Gjermania
Nxënësit në Gjermani janë kthyer në shkolla me orar të plotë që nga fillimi i muajit gusht. Në shumicën e landeve, fëmijët dhe mësuesit duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura përveç kur janë në bangat e tyre.
North Rhine Westphalia, hodhi një rregull që nxënësit e rritur t’i mbajnë maskat në mësime pas kritikave nga prindërit dhe mjekët.
Ndërkohë për sa i përket objekteve, dyert dhe dritaret duhet të mbahen të hapura për t’u freskuar klasat.
Disa mësime ‘online’ janë duke vazhduar në rrethana të veçanta, raporton Reuters.
Greqia
Autoritetet greke e kanë shtyrë rihapjen e shkollave deri të paktën më 14 shtator, për shkak të rritjeve të rasteve nga coronavirusi.
Mësuesit dhe nxënësit do të pajisen me maska në klasa dhe në hapësirat e tjera të brendshme, nxënësit do të përdorin vetëm një pëlhurë të posaçme të maskës.
Italia
Shkollat në shumicën e rajoneve kanë vendosur të rihapen më 14 shtator. Masat për të minimizuar përhapjen janë ende në përfundim.
Bartja e maskës mes nxënësve do të jetë e obliguar, mirëpo mund të hiqen nëse ekziston distanca e sigurt midis bangave.
Holanda
Shkollat fillore dhe të mesme holandeze filluan rihapjen në disa faza gjatë muajit gusht.
Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme u rikthyen në objekte, ndërkohë studentët dhe mësuesit nuk janë të detyruar të pajisen me maska. Disa mësimdhënës kanë hezituar të kthehen në punë, kurse një numër i shkollave prezantuan kërkesat e tyre për maska.
Nëse një nxënës infektohet me coronavirus, të gjithë përfshirë edhe familjarët e tij duhet të qëndrojnë në shtëpi për 10 ditë. Fëmijët e moshës mbi gjashtë vjeç të cilët shfaqin simptoma, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen; nxënësit më të vegjël duhet të frekuentojnë objektet shkollore si dhe qendrat e kujdesit ditor edhe me simptoma të lehta të ftohjes, mirëpo rregulli ndryshon në qoftë se të njëjtit zhvillojnë ethe.
Norvegjia
Shkollat në Norvegji janë rihapur gradualisht nga 27 prilli.
Nxënësit nuk janë të obliguar të mbajnë maska, ndërsa orë mësimore mbeten kryesisht të pandryshuara.
Të mësuarit përmes metodës ‘online’ nuk po aplikohet në vend, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Gjatë pushimeve, secilës klasë i caktohet një zonë e ndryshme e sheshit të lojërave. Fëmijët me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen. Në kopshte nxënësit duhet të qëndrojnë në shtëpi në qoftë se të njëjtit shfaqin simptoma të rënda të sëmundjes.
Spanja
Shkollat fillore të mesme në Spanjë pritet të fillojnë mësimin nëpër rajone në tre javë e para të shtatorit.
Frekuentimi në objekte shkollore është i detyrueshëm ashtu siç edhe maskat në klasa për fëmijët e moshave mbi gjashtë vjeç. Nxënësit duhet të pastrojnë duart të paktën pesë herë në ditë. Duhet të respektohet distanca mes tyre, përveç disa grupeve të vogla të cilët janë të obliguar të distancohen nga grupet e tjera të ngjashme.
Suedia
Shkolla suedeze qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe i hapën shkollat përsëri në mes të gushtit pas pushimit të verës.
Secila shkollë e ka për obligim ndjekjen e udhëzimeve për distancimin shoqëror dhe rregullat e higjienës, ndërkohë maskat nuk janë të detyrueshme.
Disa komuna e ndryshuan orarin e mësimit për të shmangur mbingarkesën në transportin publik. Hapja e shkollave në pranverë nuk çoi në nivele më të larta infeksioni midis studentëve krahasuar me Finlandën fqinje, ku shkollat u mbyllën përkohësisht, sipas një raporti të përbashkët nga agjencitë e shëndetit publik të dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?