Emisioni “Betimi për Drejtësi” më 2 dhjetor 2023, ka publikuar hulumtimin se si Shkodran Pulaj kishte qenë ndërmjetësues në mes ish të akuzuarit Naim Osmani për shitblerje të 130 kilogramë drogë me prokurorin e atëhershëm të rastit Metush Biraj për tërheqjen nga aktakuza.
Çka në fund, ish-prokurori ishte tërhequr nga aktakuza me pretendimet se nuk ishin vërtetuar provat e administruara gjatë gjykimit.
Prokurori Isuf Sadiku që me nguti ngjiti shkallët e prokurorisë, nuk ka dhënë përgjigje për këtë as në kërkesat e adresuara me shkrim.
Në dy komunikime të një pas njëshme të po të njëjtës ditë, me arsyetimin se rasti është në hetime, ai nuk është përgjigjur se pse i është referuar një paragrafi që parasheh dënim më të ulët.
Edhe në arsyetimin për marrjen e aktvendimit për fillimin e hetimeve nuk përmendet shuma e ryshfetit që Biraj dyshohet ta ketë marrë.
Kjo, pavarësisht se në video-incizimin e deponuar si provë, përmendet shuma e parave.
Dy muaj nga transmetimi i hulumtimit, “Betimi për Drejtësi” ka identifikuar disa probleme të cilat ngrisin dyshime për mos trajtim profesional të rastit. Në aktvendimin për fillimin e hetimeve që rezulton të jetë marrë tre ditë pas transmetimit të emisionit, prokurori i rastit Isuf Sadiku ka injoruar argumentin e shumës së ryshfetit.
Megjithëse në incizim, ish-prokurori Biraj diskutonte me Pulajn për pranimin e rreth 20 mijë eurove ryshfet, Sadiku në aktvendimin për fillimin e hetimeve është bazuar në paragrafin 1 të nenit 421 për “Marrje Ryshfeti” dhe 422 për “Dhënie Ryshfeti” të Kodit Penal të Kosovës.
Këto paragrafe, një prej tyre parasheh dënim me gjobë dhe burgim nga 1 deri në 8 vjet burgim, kurse tjetri deri në 5 vjet
Derisa, paragrafët tre të këtyre dy neneve parashohin se në rastet kur kemi të bëjmë me marrjen, respektivisht dhënien e ryshfetit për shumën që tejkalon 15 mijë euro, sikurse në rastin e Birajt, atëherë dënimi shkon nga 5 deri në 15 vjet burgim për marrje ryshfeti e deri në 8 vjet burgim për dhënie të tij.
Por, prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Isuf Sadiku, të cilit i është deleguar rasti, nuk ka pranuar të argumentojë se pse i ka filluar hetimet me një paragraf ku dënimi është më i ulët.
Ekipi i “Betimit për Drejtësi” është paraqitur tek puna e Sadikut mëngjesin e 6 shkurtit, po ai ka kërkuar as të mos incizohet dhe jo më të flas.
“Sadiku: A bon mos me më incizu hiç?|
Gazetarja: I nderuar, vetëm desha një pyetje shkurtimisht për fillimin e hetimeve. Pse jeni shku me pikën 1 dhe jo 3 duke e ditë që përmendet vlera e shumës për ryshfet 20 mijë euro?”.
Sadiku që me nguti ngjiti shkallët e prokurorisë, nuk ka dhënë përgjigje për këtë as në kërkesat e adresuara me shkrim.
Në dy komunikime të një pas njëshme të po të njëjtës ditë, me arsyetimin se rasti është në hetime, ai nuk është përgjigjur se pse i është referuar një paragrafi që parasheh dënim më të ulët.
Edhe në arsyetimin për marrjen e aktvendimit për fillimin e hetimeve nuk përmendet shuma e ryshfetit që Biraj dyshohet ta ketë marrë.
Kjo, pavarësisht se në video incizimin e deponuar si provë, përmendet shuma e parave.
“Në kohë të pacaktuar në mes të muajve prill dhe korrik 2023 në Prizren, i pandehuri Metush Biraj në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren në mënyrë të drejtpërdrejtë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që si person zyrtar të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa prokurori i lartpërmendur ishte duke përfaqësuar aktin akuzues PP.I.NR.187/2017, pranë GJTHP, i njëjti heq dorë më datë 31.03.2023 nga ndjekja e të akuzuarve Naim Osmani, Ukë Sadria dhe Arbër Salihu për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.., në mungesë të provave, por këtë e bënë në këmbim të të hollave..”, thuhet në arsyetimin e Aktvendimit për fillimin e hetimeve.
Në anën tjetër, në video incizimin e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-prokurori Biraj diskutonte me Pulajn si ndërmjetësues për dy mundësi.
Mundësia e parë ishte mos dënimi i tyre për shkak të zbehjes së provave që Biraj thoshte ta këtë bërë, dhe e dyta tërheqjen nga aktakuza.
Sipas Pulajt, Birajt për këtë i ishin ofruar 15 mijë euro por sipas tij, Biraj kishte kërkuar 20 mijë euro, por vetëm pas përfundimit të procesit.
“Shkodrani Pulaj: Të thash 15 mijë, ja the janë pak.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jo more jo, kur të kryhet procedura.
Shkodrani Pulaj: (nuk kuptohet) 20 mijë. Po mirë de.
Prokurori rastit Metush Biraj: Kur të kryhet procedura, jo tash heeej”, kishte biseduar Pulaj me prokurorin e atëhershëm të rastit Metush Biraj.
Megjithatë, prokurori Sadiku del se nuk e mori për bazë këtë argument.
Andaj, edhe aktvendimin për fillimin e hetimeve e mori duke u bazuar në pikën 1 vetëm për marrje ryshfeti.
Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e sheh të çuditshme se si në start kualifikohet vepra penale me paragrafin 1 derisa e quan të pakuptimtë se si nuk përmendet shuma e ryshfetit në aktvendimin për fillimin e hetimeve.
“Realisht, nëse ngritet aktakuzë nuk është obligative që prokurori t’i përmbahet paragrafit apo veprës penale me të cilën është nisur në fillim në aktvendimin për fillim të hetimeve. Çka e shoh problematike në këtë rast është se prokurori, para vetes e ka pasur vidio-incizimin, i ka pas transkriptet e bisedave që në një farë mënyrë dëshmojnë që kemi të bëjmë me shuma të dhënies së ryshfetit mbi 15 mijë euro e që do duhej të ishin bazë e mjaftueshme që prokurori të nis hetimet me paragrafin 3 të nenit 421 të Kodit Penal ku për marrje ryshfeti parashihet dënimi deri në 15 vjet burgim, e jo të shkohet me paragrafin 1 të këtij neni ku parashihet dënim deri në 8 vjet burgim”.
“Pra, po flasim gjithmonë duke pasur parasysh që ka prova materiale që dëshmojnë se flitet për shuma mbi 15 mijë euro, nuk ka rëndësi fare nëse janë marrë paratë apo jo, pasi vepra penale e marrjes së ryshfetit konsumohet edhe me pranimin e ofertës apo premtimit për përfitim të tillë”. Eventualisht, do kishte mundësi edhe të ndodhte e kundërta, që hetimet të filloheshin me paragrafin 3, e më pastaj nëse s’ka prova për shuma mbi 15.000 euro, do mund të rikualifikohej në paragrafin 1. Por, qysh në start të kualifikohet me paragrafin 1, është e çuditshme. E pakuptimtë mbetet po ashtu se pse në aktvendimin për fillimin e hetimeve nuk përmendet fare shumë e ryshfetit siç përmendet në video incizim”, sqaron Makshana.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania