Shkodër, prangoset pedagogu i Fakultetit Juridik, mori ryshfet

Sipas njoftimit të policisë, pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e këtij universiteti.
Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre, dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.
Arrestimi i tij vjen një ditë pas publikimit të rezultateve të pyetësorit të realizuar nga Këshilli Studentor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ku 3 në 4 studentë kanë deklaruar se kanë blerë me para provimet, qoftë dhe një herë të vetme, transmeton BalkanWeb.
Ndërkohë që Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88 për qind ndërsa më të ultin Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58 për qind. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































