“Shkencëtari” Nexhmi Ganiu “zbuloi” se serbët janë popull tribalo-ilir! (Video)

Moderatori i emisionit, Fidan Jupolli, me Ganiun bisedoi rreth temës së UNESCO-së dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Ganiu e “sqaroi” faktin se pse UNESCO selinë e ka në Paris të Francës, meqë “Franca i ka dhënë vlera njerëzimit pas revolucionit borgjez-francez”.
"Franca është qendër e të gjitha zhvillimeve të Renesansës. Tërë vlerat demokratike që sot i ka bota, janë prej postulateve borgjeze-franceze", tha historiani i madh, Nexhmi Ganiu.
"Republika e Kosovës s'ka shkuar me hapa te duhur shkencor në UNESCO", flet i bindur bindun Ganiu. "Ndoshta ka me ardhur dita kur kemi me i tregu botës që edhe ne kemi prejardhje ilire",.
Sipas tij, “deri në shekullin XVIII, Ballkani ka fol shqip", tha historiani Ganiu. "Serbët janë tribalo-ilirë", vlerësoi profesor Ganiu.
“Na duhet që pas anëtarësimit në UNESCO, me kërku Autoqefalinë", tha Ganiu. “Një delegacion nga Kosova duhet me shku në Patrikanën e Stambollit për me kërku Autoqefalinë për kishat ortodokse ne Kosovë. Sepse, nëse s’ke Autoqefali, s'ke edhe shtet". /Rrokum/Telegrafi/

















































