Michelle Allen nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ishte arrestuar pasi fqinjët u ankuan se po i ndiqte fëmijët e vegjël dhe urinonte nëpër kopshte.
Pasi e dërguan në qendrën e ndalimit, atë e fotografuan derisa kishte të veshur kostumin e lopës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo nuk është e vetmja që kishte paraqitje të pazakontë, pasi ka edhe shumë të ndaluar, që u ndodhën në forma të çuditshme.
Derisa njëri ishte grimuar si kloun, një tjetër e kishte tërë fytyrën me ngjyrë ari, kurse tjetri qeshte derisa kishte veshur kostumin si Batman. /Telegrafi/