Enton Duro është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ai kishte vetëm pak muaj që mbante detyrën e rëndësishme.


Më 27 mars të këtij viti, Duro zëvendësoi në krye të Tatimeve ish-drejtoreshën, Vasilika Vjero.

Aktualisht, nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. /TCH/