Shkurorëzimi apo divorci, si një ndër problemet me të mëdha sociale në mbarë botën, ka nisur të rritet me hapa të shpejt edhe në Kosovë. Studimet në lidhje me shkurorëzimin janë të pakta në Kosovë. Ky problem më shume trajtohet si problem privat, që i përket vetëm familjeve, e jo gjithë shoqërisë.
Në ish Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në vitet e fundit janë paraqitur nga 50 kërkesa për shkurorëzim brenda një muaji. Kjo shifër konstatohet të jetë maja e ajsbergut. Një gjendje e tillë nuk është aspak më e mirë as në Shqipëri e as në pjesën shqiptare të Maqedonisë.
Pjesa më e madhe e bashkëshortëve, pavarësisht problemeve dhe dhunës në familje, që është një nga fenomenet mjaftë prezente në shoqërinë tonë, shtyjnë për vite me radhë zgjidhjen e martesës. Askush nuk vjen menjëherë në gjykatë pas një konflikti me bashkëshortin, nëse marrëdhëniet kanë qenë të mira më parë.
Vendimi për t’u shkurorëzuar është vendimi më i vështirë që duhet të merret, andaj mosmarrëveshjet zgjasin me muaj të terë derisa merret vendimi për t’ju drejtuar gjykatës.
Shpesh artikujt e gazetave apo studimet e vogla realizuar për shkurorëzimet apo divorcet, flasin vetëm për shifra e shumë pak për shkaqet që qojnë në një prishje martese.
Në periudhën e viteve 1921-1939, shkurorëzimet janë grumbulluar kryesisht nga institucionet fetare, ndërsa shumë pak nga gjykatat. Pas vitit 1951, të dhënat grumbullohen me pyetësorë individualë të cilat pastaj përpunoheshin dhe fitoheshin të dhënat përfundimtare, sipas vendbanimit të përhershëm dhe kohës ku ka ndodhur ngjarja.
Nga janari i vitit 2004, Agjencia e Statistikave të Kosovës grumbullon këto të dhëna me pyetësor statistikor të veçantë, për shkurorëzime nga ish Gjykatat e Qarkut, gjegjësisht Gjykatat Themelore.
Sipas statistikave të paraqitura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2004 në Kosovë kemi pasur 1293 shkurorëzime; në vitin 2005, 1445; në vitin 2006, 1480; në vitin 2007, 1558; në vitin 2008, 1026; në vitin 2009, 1555; në vitin 2010, 1453; në vitin 2011, 1469; në vitin 2012, 1329; në vitin 2013, 1040.
Këto shifra janë me të vërtetë shqetësuese dhe vinë për shkaqe të shumta. Së pari është vetë periudha e tranzicionit që po kalon vendi ynë: lëvizja e qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, faktori kulturor, mos përfshirja në jetën e re të qytetit apo të shtetit ku emigrohet, gjendja ekonomike, tradhtia bashkëshortore, mospërshtatja e karaktereve, dhuna familjare etj. Është për tu habitur se si një ndër shkaqet e shkurorëzimit është edhe interneti dhe televizionet, përkatësisht telenovelat të cilat na servohen pa ndonjë kriter.
Dikush para së gjithash mund të pyes se a është shkurorëzimi dukuri pozitive apo negative? Përgjigja duhet të jetë: Shkurorëzimi është një e keqe e domosdoshme! Kjo rrjedh nga fakti se kur bashkëshortët kalojnë kufijtë e mirëkuptimit dhe seriozisht çrregullohen raportet e tyre, atëherë e vetmja rrugë mbetet shkurorëzimi.
Po kush fiton në shkurorëzim? Do të thosha që në shkurorëzim nuk ka fitues, por vetëm humbës dhe dëmi më i madh u shkaktohet fëmijëve. Shkurorëzimi për fëmijët është fatkeqësi, sepse mënyra si rriten lë gjurmë në të ardhmen dhe në formimin e karakterit dhe personalitetit të tyre. Ndarjen e prindërve fëmijët shumë vështirë e akceptojnë dhe lënë pasoja që vështirë tejkalohen.
Në rastet e shkurorëzimit është mirë që fëmijëve t’ju tregohet për atë që po ndodh. Duke e mbajtur të fshehtë, mund të ndodh që fëmijët ta marrin vesh këtë nga një person i papërshtatshëm dhe në një moment të pavolitshëm. Edhe pse është shumë e vështirë, duhet të dy prindërit bashkërisht t’ua shpjegojnë situatën. Kjo do të pamundësonte që njëri nga prindërit të mbetej fajtor dhe do të rriste mundësinë që me anë të marrëveshjes të kujdesen për edukimin, rritjen dhe shkollimin e fëmijëve.
Nga e gjithë kjo mund të kuptojmë se numri i shkurorëzimeve në vendin tonë është alarmante dhe sidomos te moshat e reja. Pra, celula themelore e shoqërisë familja është futur në krizë. Themelet e familjes janë tronditur ndjeshëm dhe miti i familjes tradicionale shqiptare po bie vit pas viti.
Duke qenë se familja është bërthama e një shoqërie, atëherë ajo duhet të bëhet prioritet nga institucionet e shtetit. Sigurisht se ky është një proces që nuk mund të realizohet në mënyrë deklarative dhe as brenda një muaji e as brenda një viti.
Institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapa konkret duke bërë projekte afatgjate në të cilat përfshihen shtresat me të goditura të shoqërisë, për punësim, edukim, strehim dhe si rrjedhojë integrimin e tyre në shoqëri.
Ky proces duhet parë një betejë që duhet tejkaluar me sukses dhe hapi i parë shumë me rëndësi është pranimi i faktit se deri më sot institucionet e vendit me të gjitha organizmat shoqërorë e politikë brenda saj, kanë dështuar të ja dalin për të frenuar fenomenin e shkurorëzimit dhe rrënimit të familjes.
Ky nuk do të ishte vetëm një hapë i parë, por do të ishte një kthesë, një lëvizje që do të ngjallte dritën e shpresës në fund të tunelit dhe do të frenonte shkatërrimin e bërthamës së shoqërisë, familjen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?