Samsung Galaxy S6 pritet të prezantohet zyrtarisht këtë të dielë, më saktësisht më datën 1 mars, por raportet e fundit mediale kanë sugjeruar se gjenerata e re e telefonit të linjës Galaxy mund të mos paraqitet në treg deri në prill.
Ndërsa të gjithë sytë e fansave të telefonave të mençur janë kthyer kah ngjarja në të cilën do të prezantohet Samsung Galaxy S6 këtë fundjavë, raportet e reja që vijnë nga India kanë sugjeruar se për ta poseduar një Samsung Galaxy S6 duhet pritur deri në "javën e dytë të muajit prill".
Sipas Rrjetit të Transmetimit indian që citon një burim anonim brenda Samsung thuhet se Samsung Galaxy S6 do të paraqitet në treg vetëm gjashtë javë pas zbulimit zyrtar të telefonit në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.
Edhe pse nuk është përmendur asnjë datë specifike, nëse Samsung Galaxy S6 do të shfaqet për shitje në javën e dytë të prillit, atëherë i bie që telefoni më i ri i Samsung të jetë në raftet e shitësve me pakicë më 10 prill, së paku.
Dhe deri atëherë, sigurisht se do të kemi shumë vlerësime të përdoruesve që do ta kenë rastin ta provojnë telefonin e shumë-pritur.
Vitin e kaluar, Galaxy S5 ishte lëshuar në nivel global, ose në më shumë se 150 vende të ndryshme të botës, më 11 prill. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Bëhuni gati për ndryshime të mëdha të iPhone
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve