Bashkimi në edicionin e ri, krahas Kampionatit të Kosovës në basketboll, do të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike. Menaxheri i klubit nga Prizreni, Arlind Kaçaniku, ka thënë se shumë shpejt do të zyrtarizohen edhe përforcimet e tjera. Bashkimi stërvitjet për edicionin e ri do t'i nisë në fund të këtij muaji.

"Me Shimën kemi firmosur kontratë afatgjatë, për shkak se duam të krijojmë një ekip stabil edhe për disa vite të tjera. Po ashtu edhe Shaptahoviqi pritet të jetë pjesë e ekipit për edicionin e ri", është shprehur Kaçaniku të dielën, shkruan sot Koha Ditore.


"Ne jemi duke negociuar edhe me disa basketbollistë të tjerë, vendorë e të huaj, dhe besoj se ekipi shumë shpejt do të kompletohet, për shkak se gjatë këtij muaji planifikojmë që edhe të nisim stërvitjet".

Shima e Shaptahoviq, edicionin e shkuar ishin pjesë e skuadrës së Pejës dhe që të dy u larguan në fillim të këtij viti, pa përfunduar edicioni 2014/15. Shima u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, derisa Shaptahoviq hoqi përkohësisht dorë nga basketbolli për t'u bashkuar me familjen në SHBA 

telegrafi sport app