Freddy Leo nga Gjermania, që studion historinë në Oxford të Anglisë, i ka befasuar të gjithë, me përgjigjet e sakta dhe të shpejta në University Challenge.
Mirëpo, shikuesit mbetën të hutuar me këtë pjesëmarrës të kuizit, kur ai shtypi butonin dhe reagoi me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
“Duke se e zuri rryma, apo është shumë i shpejtë” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Mënyra si lëvizi ai, ka qenë në qendër të vëmendjes, teksa pritet që reagimet e njëjta dramatike t’i ketë edhe në të ardhmen, pasi ka arritur që të jetë finalist. /Telegrafi/
https://youtu.be/GOLK4g_rdYg