Shikoni se çfarë i kanë bërë operacionet plastike të famshmes Donatella Versace (Foto)
Në fundjavën që lamë pas, dizajnerja e famshme nga Milano, Donatella Versace, ka pasur sfilatën e modeleve të saja në javën e modës në Paris.
Interesimi për këtë eveniment ishte jashtëzakonisht i madh, sidomos nga njerëzit e pasur, kur kihet parasysh se një fustan kushton mbi 10 mijë euro.
Koleksioni i saj quhej “Athletic Couture” dhe përmbante fustane me linja ergonomike që vinin në pah linjat trupore të modeleve.
Një fustan të tillë e kishte veshur edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, që ishte pjesëmarrëse në këtë eveniment.
Ajo madje ka pozuar së bashku me dizajneren e famshme, derisa kjo e fundit dukej tmerrësisht keq si pasojë e ndërhyrjeve kirurgjike që ka pasur në të kaluarën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































































