LAJMI I FUNDIT:

Shijak, policia sekuestron armën që u përdor për kanosje

Shijak, policia sekuestron armën që u përdor për kanosje

Policia e Shijakut njoftoi të premtën se është gjetur arma e zjarrit, pistoletë zastava me pesë fishekë kalibër 6, 35 mm, me të cilën një 22-vjeçar kanosi shtetasin S. Greca, pak ditë më parë.

Kjo armë u përdor më datë 07.06.2011 nga shtetasi Alban Greca, 22 vjeç, banues ne Hardhishte Shijak-Durres, i arrestuar për kanosjen e shtetasit S. Greca.

Arma e gjetur dhe materialet shtesë u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. I arretuari Greca akuzohet për veprat penale të kanosjes, mbajtjes pa leje te armëve luftarake dhe prishje e qetesisë publike./Telegrafi/