Një regjisor nga Bollywoodi ka bërë një sfidë fitimprurëse për adhuruesit e filmave horror: një shpërblim prej 10.000 dollarë për këdo që mund ta shoh filmin e tij të fundit, i vetëm, në kinema derisa të përfundojnë titrat e fundit.
Filmi horror i Ram Gopal Varmas i titulluar “Phoonk 2”, vazhdim i filmit të shfaqur premierë më 2008 me të njëjtin emër, bën fjalë për një shpirt të keq që traumatizon një familje.
“Secili që thotë se filmi nuk mund ta frikësojë do të ketë rastin të ulet në kinema vetëm”, tha Varma para gazetarëve në Mombai në premierën e filmit.
Varma po ashtu tha se adhuruesit e filmit të cilët e pranojnë këtë sfidë do të lidhen me një aparat që mat të rrahurat e zemrës si dhe një kamerë që garanton se ata i kanë sytë hapur gjatë tërë kohës sa zgjatë filmi.
Rezultatet e aparatit do të prezantohen live në një ekran jashtë kinemasë, tha Varma, dhe nëse kandidati ka sukses, atëherë ai do t’i fitojë 500.000 rupi (përafërsisht 10.850 dollarë).
Varma kishte bërë të njëjtin premtim edhe më parë pas premierës së filmit të parë “Phoonk” por kjo sfidë u anulua pas akuzave se procesi i selektimit ishte bërë me hile.
Varma tha se personi që pranoi sfidën doli jashtë kinemasë vetëm 30 minuta pasi filloi filmi, por gazetat raportuan se një adhurues i filmit në qytetin jugor të Indisë Bangalore rezervoi tërë kinemanë dhe ia dëshmoi regjisorit se ishte gabim dhe e pa filmin i vetëm me një mjek në dispozicion dhe personelin e sigurimit jashtë sallës së kinemasë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij
Dy pilotët e Boeing 747 filmojnë objektin e paidentifikuar fluturues – thonë se nuk u shfaq fare në radarin e tyre
National Geographic publikon imazhet më të bukura të natyrës (Foto)
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp