Programi për shkëmbinin e të rinjve “Youth Exchange and Study –YES”, i ka hapur aplikimet online për vitin e ri shkollor. Nxënësit kosovarë që tashmë ndjekin mësimin në nivelin e mesëm të lartë, e kanë mundësinë që të aplikojnë online, për ta fituar mundësinë e ndjekjes së një viti shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani, në vitin e 17-të të funksionimit, programi akademik YES ka siguruar bursa për mijëra nxënës të shkollave të mesme nga shumë vende të botës, e po ashtu edhe nga Kosova.
Programi YES u themelua nga Kongresi Amerikan dhe financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit, një bursë që të ndjekin mësimet për një vit shkollor në SHBA. Programi parasheh që ata të jetojnë në një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë.
Ndërsa për të aplikuar ju duhet të plotësoni këto kushte:
– Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2004 dhe 15 korrik 2006.
– Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme.
– Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire
– Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
Nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2020 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit të vitit 2003 dhe 15 korrikut të vitit 2006.
Për të aplikuar për vitin akademik 2021-2022, ju duhet të vizitoni ueb faqen: https://ais.americancouncils.org/cgi-bin/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes – dhe të plotësoni një aplikacion të thejshtë të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve të shkurta. Me të dorëzuar aplikacionin ju do të kaloni në fazën e dytë e cila përbëhet nga një test online i gjuhës angleze.
Një komitet përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet në internet dhe do të zgjedhë gjysmëfinalistët në nëntor. Gjysmëfinalistët do t’i nënshtrohen një aplikimi më të gjatë, një testi të aftësisë së gjuhës angleze, ese-ve si dhe do të intervistohen personalisht nga stafi i Këshillit Amerikan.
Nxënësit kosovarë mund të aplikojnë vetëm një herë në internet dhe mund të marrin pjesë vetëm në një intervistë. Ndonëse afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2020, nxënësit kanë 10 ditë kohë që ta dorëzojnë aplikacionin online nga dita e nisjes së tij.
Për më shumë informata na kontaktoni në: yes.ks@americancouncils.org si dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook: YES Kosova / YES Alumni Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame