Ukrainasi ishte në urdhrat e Mourinhos në vitin 2006 te Chelsea dhe nuk kishte aq shumë hapësira, ku u desh edhe të largohet.

“Po e shohim se çfarë mund të ndodh në Ligën Premier. City humbi dy ndeshje radhazi dhe besoj që Chelsea mund të kthehet”.


"Skuadra ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit, ndërsa e shikova pjesën e dytë të martë dhe ata kishin disa raste të mira”.

"Ky është futbolli. Një ditë mund të jesh kështu, ndërsa në një ditë tjetër gjithçka mund të ndryshojë, por Chelsea është një skuadër e madhe, me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Besoj që gjithçka do të ndryshojë”, ka thënë Shevchenko. 

Ndeshja e radhës për Chelsea është kundër Southamptonit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app