Koha e tanishme me diell, para ditëve të nxehta verore, është ideale për udhëtime nëpërmjet të cilave brenda disa ditësh mund t’i vizitoni shumë vende. Mënyra më e thjeshtë për ta realizuar këtë udhëtim është që të niseni me automjet.
Vende të bukura me automjet mund të gjenden kudo nëpër vendet evropiane, pavarësisht nëse zgjidhni Mediteranin ose ndonjë pjesë në Evropën veriore. Megjithatë primare është të keni një automjet funksional, disa para dhe të mund ta siguroni një vizë.
Shembulli më i mirë është njëri nga bregdetet më të bukura evropiane, bregdeti Amalfi në Napoli, në rrugët e të cilit janë xhiruar shumë filma në të cilat përfshihen garat me automjete. Rrugët me kthesa nëpër bregdetin e banuar, mbi det, në afërsi të vendeve peshkuese dhe plazhet me rërë. Vend i përsosur për romantikët. Domosdoshmërish vizitoni qytetet Sorrento dhe Salerno, të cilët përveç për këngët e bukura, janë të njohur edhe për rrugët e tyre të ngushta, ushqimin mediteran dhe banorët e lumtur dhe të zëshëm.
Romantika nuk mungon edhe në Burgundi të Francës, megjithatë ky vend më së shumti do t’i tërheq adhuruesit e verës franceze. Ky regjion i vogël është i vendosur në lindje të Francës, ndërmjet qyteteve Dijon dhe Lion, njëqind kilometra në perëndim të kufirit me Zvicrën, gjë që e bën mirë të lidhur me rrugët kryesore të vendit. Përcillni shenjat me vizatime të verës dhe kënaquni në shtëpinë e Chardonnay, Pinot-it të zi dhe të pazëvendësueshmes, beaujolais.
Për shkak të lidhjeve të mira rrugore është mirë të vizitohen me automjet edhe metropolet e Evropës qendrore. Pak më gjatë se një javë, pa lodhje të madhe, mund t’i vizitoni rezidencat shekullore Budapestin, Vjenën, Pragën dhe Berlinin. Nuk është e nevojshme të flitet për vlerën dhe bukurinë e këtyre qyteteve, ndërsa një aventurë të veçantë do ta përjetoni nëse dilni nga autostrada dhe vozitni nëpër rrugët lokale duke zbuluar vende më pak të njohura dhe peizazhet pyjore.
Ata të cilët janë të disponuar për një turne më të largët në pranverën e vonshme ose në verë, do të ishte ideale po të udhëtonin nëpër fjordet skandinave. Rëndësinë e peizazheve, të cilat i kanë formuar me mijëra vite uji dhe akulli, më së miri e përshkruajnë të dhënat sipas së cilave fjordet konsiderohen si trashëgimi më e bukur natyrore në Norvegji, ndërsa janë në vendin e tretë në gjithë Skandinavinë, dhe janë përfshirë në listën e UNESCO-s për trashëgimitë natyrore. Revistat turistikë i kanë përshkruar si destinacione më të mira në botë dhe një nga çuditë e botës. Vendosni qoftë për fjordet në Norvegji ose Suedi. Vizitoni qytetet, si Stokholmi dhe Oslo, ndërsa përgatituni se gjatë rrugës shpesh do të hipni në anije-trap.
Adhuruesit e Atlantikut mund të udhëtojnë për në Portugali dhe ta vizitojnë pikën më perëndimore të Evropës, Cabo da Roca. Përveçse do të mund të udhëtoni përreth qyteteve të mëdha, me anë të automjetit është më lehtë të kërkoni shumë vende interesante, nganjëherë edhe të braktisura, vende mesjetare, kisha dhe vende të shenjta. Sido që të jetë, mos iu shmangni Portos dhe Lisbonës, qytete të mëdha me jetë nate të shkëlqyer, muze tërheqëse dhe vende ku rrjeti i rrugëve lidhet me mbarë botën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa