LAJMI I FUNDIT:

Shërohen nga coronavirusi 732 pacientë në Maqedoni

Shërohen nga coronavirusi 732 pacientë në Maqedoni

Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se sot janë regjistruar 732 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sipas qyteteve në Shkup – 339, Kumanovë dhe Prilep nga 56, Manastir -43, Veles – 37, Tetovë – 35, Gostivar -29, Shtip – 25, Koçan dhe Kërçovë nga 16, Berovë – 15, Gjevgjeli – 14, Resnjë, Radovish dhe Probishtip nga 7, Vinicë – 6, Strumicë dhe Sveti Nikollë nga 5, Kriva Pallankë – 4, Vallandovë – 3, Dellçevë – 2, Krushevë, Bogdanci, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 145.909, numri i pacientëve të shëruar është 121.439, numri i vdekjeve është 4.388, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.082.


Qytetet që kanë më shumë raste aktive me coronavirus janë Shkupi-9.056, Manastiri 1.307, Kumanova 1.253, Pilepi 1.004./Telegrafi/

31 viktima dhe 908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu 31 viktima dhe 908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni