Italia ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Shqipërisë me ndeshjen hapëse të dy kombëtareve në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në qytetin e Dortmundit.
Kuqezinjtë e nisën mbarë takimin teksa arritën që të shënonin pa kaluar as një minutë nga fillimi i ndeshjes me anë të Nedim Bajramit që realizoi për 1-0.
I shpejtë ishte reagimi i “Azzurrëve” të cilët arritën që të barazojnë rezultatin vetëm pak minuta më vonë.
Autor i golit për Italinë ishte Alessandro Bastoni i cili arriti të shnëojë me kokë për rezultatin 1-1 pas asistimit nga Lorenzo Pellegrini.
BASTONI EQUALISES pic.twitter.com/sNgyMz3owb
— Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) June 15, 2024
Në bazë të ritmit të ndeshjes pas këtyre minutave që kanë kaluar, pritet që të ketë edhe më shumë gola./Telegrafi/