Shënohet 30-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u hap ekspozitë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në bashkëpunim me Koordinatorin Nacional të OKB-së në Shkup.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki në fjalën e saj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në familjen e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu tha se Maqedonia e Veriut dëshmoi se me diplomaci dhe dialog, me mirëkuptim, tolerancë dhe me kompromis është e mundur të zgjidh çështje të vështira dhe të fitojë miq dhe aleatë të rinj.
“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon t’i zhvillojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe angazhohet për forcimin e multilateralizmit efektiv, me qëllim të sigurimit të paqes, stabilitetit, zhvillimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prosperitetit ekonomik dhe social në nivel rajonal dhe global. Si Kryesues i OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale të sigurisë, i promovojmë këto parime që rrjedhin në thelb nga Karta e OKB-së dhe riafirmimi i të cilave tani është më i nevojshëm se kurrë më parë”.
“E bëjmë me përkushtim dhe bindje, sepse ne vetë e dimë se çfarë do të thotë të luftosh për parime, për të drejtën e vetëvendosjes, për njohjen ndërkombëtare. Nga pranimi i misionit të parë parandalues të OKB-së deri në kryesimin e OSBE-së, ka kaluar një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, e mbushur me pasiguri dhe sfida, por edhe me momente krenarie dhe njohjeje. Gjatë gjithë kohës na ka motivuar mbi të gjitha besimi në vetvete, besimi i qytetarëve në të drejtën tonë për të ekzistuar dhe mbijetuar. Besuam edhe në parimet që përmban Karta e OKB-së dhe në domosdoshmërinë e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit në zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Isaki.
Drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Emil Krsteski, tha se jubileu ishte një nxitje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Arkivin Shtetëror që bashkërisht të organizojnë ekspozitën, e cila u prezantua sot, dhe dëshmon për kohëra turbulente, për të cilat brezat e rinj duhet të dinë.
“Vetë pranimi në organizatën botërore nuk është i rastësishëm, përkundrazi, ka zhvillimin e vet të veprimtarisë diplomatike dhe shtetërore. Autorët e ekspozitës do t’ju çojnë në një udhëtim në kohë, deri në momentin kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pranoi vendin tonë si anëtarin e 181-të të plotë të Organizatës Botërore me aklamacion. Dokumentet janë burimi bazë i së kaluarës, por edhe gojëdhanat e bashkëkohësve të ngjarjeve janë jashtëzakonisht domethënëse”, theksoi Krsteski.
Të ftuarve iu drejtua edhe Rosana Duxhak, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shkup, e cila nënvizoi se në një botë që vazhdimisht na krijon sfida në çdo front, multilateralizmi është në provë të vazhdueshme. Por pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat u përball, në të gjitha vendimet që mori, pavarësisht se sa e vështirë dhe sfiduese ishte, Maqedonia e Veriut kurrë nuk e vëri në dyshim rëndësinë e punës së përbashkët, dhe kjo është diçka që duhet njohur dhe shënuar.
“Prandaj sot dua të vlerësoj edhe pjesëmarrjen aktive të vendit në të gjitha organet ndërkombëtare, në të gjitha komisionet, në të gjitha diskutimet dhe në të gjitha proceset e Kombeve të Bashkuara. Maqedonia e Veriut vazhdimisht demonstron përkushtim ndaj Agjendës 2030, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet. Vendi finalizoi rishikimin e tij të parë vullnetar nacional në vitin 2020 për të monitoruar progresin drejt Axhendës 2030, në një kontekst shumë të vështirë, në fillimin e pandemisë Kovid-19”, shtoi Duxhak.
Në këtë aktivitet morën pjesë trupi diplomatik në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët