Të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Mexico City ndërsa një tren po udhëtonte në të, thonë zyrtarët.
Përveç kësaj, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa vagonë trenash u “zhytën” në tokë, duke shtypur të paktën një veturë, e cila ishte në një rrugë poshtë mbikalimit.
PRECAUCIÓN: Ambulancias y bomberos en camino por accidente en la estación del metro Olivos, línea 12. ?⚠️?? pic.twitter.com/UFkcB1llju
— SUUMA Voluntarios ? (@SUUMA_CDMX) May 4, 2021
Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit pas aksidentit të hënën vonë.
Ndërkohë janë shfaqur edhe pamjet dramatike që tregojnë mbikalimin duke u shembur në stacionin Olivos në 12 Line të metrosë.
Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/