Disa shtete, nga Minnesota në veri të vendit deri në Virginia në lindje, gjendeshin në rrugën e kësaj stuhie, që shkaktoi reshje të dendura dëbore, të cilat arrinin deri në 60 centimetra në Montana, në veriperëndim të SHBA-ve.

“Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë dhe autostrada të mbuluara nga dëbora”, theksuan burime mediatike vendase, transmeton KP.


Stuhia arriti mbrëmjen e djeshme në qytetin e Chicagos, në Illinois, në veri të vendit, ku pritet deri në 30 centimetra dëborë. Më tepër se 900 fluturime u anuluan në aeroportin, “O'Hare” të qytetit dhe 260 të tjera në aeroportin e Chicagos.

Sipas burimeve zyrtare amerikane, më tepër se 100 fluturime u anuluan gjithashtu në Mineapolis, Minnesota në veri të vendit.

Përveç kësaj, 1.162 fluturime të planifikuara për sot janë anuluar në pritje të stuhisë, kryesisht në rajonin e kryeqytetit. /Telegrafi/