LAJMI I FUNDIT:

SHBA, Samsung Galaxy S6 në treg nga data 11 prill

SHBA, Samsung Galaxy S6 në treg nga data 11 prill

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge janë prezantuar në Kongresin Botëror Mobil më herët gjatë muajit, ndërsa tani duket se është bërë e ditur dita e debutimit të këtyre modeleve në tregun amerikan.

Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung Galaxy S6 do të debutojë në SHBA më 11 prill, bashkë edhe me Galaxy S6 Edge, por për këtë të fundit thuhet se sasia është më e kufizuar.

Samsung Galaxy S6 vjen me versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android Lollipop, ekranin me 5.1 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2500 x 1440pikselëve.

Procesori i telefonit të ri të Samsung sjell gjeneratën e re të procesorit të kompanisë; 8 core Exynos 7420 si dhe 3GB RAM.


psionet e hapësirës së brendshme mund të zgjedhen mes 32GB, 64GB apo 128GB, pa mundësinë e zgjerimit të mëtejmë.
Telefoni gjithashtu vjen me dy kamera: atë të përparmen me 5MP dhe kamerën e pasme kryesore me 20MP. (Telegrafi)