SHBA, rrjedhje në 6 puse bërthamore

Ata kanë bërë thirrje për një hetim më të hollësishëm nga senatorët për këtë ngjarje. Guvernatori i Washingtonit, Jay Inslee, tha se materiali rrjedhës nuk përbën rrezik të menjëhershëm për shëndetin e publikut, apo dëme mjedisore, pasi do të duhet pak kohë, ndoshta me vite, për të arritur nivelin e detit.
Megjithatë rrjedhja e gropave të nëndheshme ka ngritur shqetësime të reja mbi vonesat për t’i boshatisur ato, duke dhënë kështu një tjetër goditje ndaj përpjekjeve federale për të pastruar centralin e Washington-it jugor, Hanford Nuclear Reservation (Rezervuari bërthamor i Hanford-it), ku sukseset zakonisht janë errësuar nga vonesat, problemet në buxhet apo sfidat teknologjike.
Zëdhënësi i Departamentit të Energjisë, Lindsey Geisler, tha se nuk ka ndonjë problem imediat për shëndetin, duke shtuar se zyrtarët federalë duhet të punojnë me shtetin e Washingtonit, për të adresuar çështjen.
Zyrtarët shtetërorë njoftuan, vetëm një javë më parë, se një nga 177 gropat e nëndheshme në Hanford ishte duke rrjedhur rreth 150-300 gallon në vit, duke paraqitur rrezikshmëri për ujërat e nëndheshëm dhe lumenjtë. Deri më tani, puset nën monitorim nuk kanë kapur nivele të larta radioaktiviteti. /Telegrafi/



















































