LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Nokia “eliminon” Symbian-in

SHBA: Nokia “eliminon” Symbian-in

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se prodhuesi finlandez i telefonave mobil – Nokia, do ta ndalojë shitjen e modeleve të telefonave të saj që bazohen në sistemin operativ Symbian.

Si pasojë e kësaj, Nokia N9 MeeGo nuk do të paraqitet në tregun amerikan, pasi që pritet që së shpejti në treg të dalin telefonat e rinj që bazohen në platformën mobile të Microsoft, Windows Phone 7.

Chris Weber, drejtori ekzekutiv i Nokia’s për SHBA ka thënë për All Things Digital se kompania e tij do të fokusohet në platformën e re mobile, përkatësisht sistemin operativ Windows Phone 7, me të cilin pritet të lansohet modelet e reja të këtij prodhuesi.

Për më shumë, mësohet se Nokia është duke synuar që të prodhojë telefona të mençur mobil për tregun e SHBA’së, të cilët do t’i shesë përmes operatorëve mobil të cilët do t’i subvencionojnë ato për blerësit e tyre, ndërsa nuk do të mundohet që shitjen e tyre ta bëjë vetë dhe pa kontratë, siç kishte bërë në të kaluarën. / Telegrafi /