LAJMI I FUNDIT:

SHBA-Kinë, biznes miliardësh

SHBA-Kinë, biznes miliardësh

Ndërmarrje të mëdha të dy vendeve kanë nënshkruar kontrata miliarda dollarëshe. Generals Motors, Ford, Oracli, China Mobile dhe liderë të tjerë të 11 sektorëve industrialë kanë lajmëruar nënshkrimin e 35 marrëveshjeve tregtare midis Kinës dhe SHBA-ve.

Projekti është iniciuar në fund të 2006 nga presidentët George Bush dhe Hu Jintao, objektivi i të cilit ka qenë konkludimi i 70 kontratave me vlerë prej 13 miliardë dollarësh ose 8.5 miliardë euro.

Kjo seri marrëveshjesh në sektorët kyç të teknologjisë së lartë, elektronikës etj., do të shërbejnë si politika mbrojtëse për të dy vendet, në përmirësimin e deficitit komercial amerikano- kinez, dhe në uljen e tensionit rreth vlerave te këmbimit të jenit.

Hapja dhe tregu po ashtu do të krijojnë mundësi dhe vende te reja pune që njerëzit të dalin nga varfëria dhe janë të nevojshme për rritjen e stabilitetit si në Kinë dhe në SHBA, të cilat duan të sigurojnë një qasje në tregun kinez të ndërmarrjeve të tyre financiare.


Ndërsa Kina kërkon të gjejë një terren për ndërmarrjet liderë duke ulur presionet e jashtme. Nënshkrimi i këtyre kontratave i përgjigjet kritikave për përdorimin e "dialog strategjisë " qe ka pasur pak efekte konkrete deri tani.