Site icon Telegrafi

SHBA-ja nuk iu jep viza gazetarëve rusë që ta përcjellin Lavrovin në New York

Në muajin prill, Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – një veprim që Kievi e cilësoi si një “shuplakë në fytyrë”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov do të udhëtojë këto ditë drejt shtetit amerikan, por këtë mundësi nuk do ta kenë disa gazetarë pro-kremlinit.

Lavrov do të kryesojë disa takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, raporton theguardian.

Shtetet e Bashkaura nuk iu kanë dhënë viza gazetarëve që ta përcjellin kryediplomatin rus, i cili pritet të qëndrojë disa ditë në qytetin amerikan.

Lexo po ashtu Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus

Kjo ka bërë që të reagojë Lavrov, i cili ka thënë se Moska nuk do t’ia falë Uashingtonit për refuzimin e vizave amerikane për gazetarët rusë, të cilët kishin për qëllim ta shoqëronin atë në një vizitë në selinë e OKB-së.

Ndryshe, Rusia si anëtare e përhershme e OKB-së, disa herë ka shfrytëzuar të drejtën e vetos dhe ka bllokuar nisma të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version